Kim rrëfeu një rast kur ishte ftuar për një fotoshoot me stilistin Karl Lagerfeld dhe në atë kohë ishte në muajin e tetë të shtatzënisë me North. Ajo kishte dëgjuar se si shpërblim do t’i dhuronte një çantë të mrekullueshme.
“Kështu që isha shumë e emocionuar dhe ëndërroja se çfarë çantë do të më jepte. Por unë isha në xhirim dhe ai vjen disa orë më vonë, së bashku me Kris Jenner. Kris ishte zbukuruar nga koka tek këmbët me Channel, kështu që ai bie në dashuri me të.
Mendova, ky është momenti. Ai do të më japë çantën. Ai më kalon mua dhe ia dorëzon mamasë sime dhe unë hyra në tualet, fillova të qaja në mënyrë histerike!”-tha Kim.
Ajo e tregon me humor tani historinë e çantës tani, por Kim e bëri shumë të qartë se në atë kohë kishte qenë shumë e inatosur me të ëmën.