fbpx

Kim Kardashiani e hapur për martesë, për të katërtën herë

nga Revista Kosovarja

Kim Kardashian do të dëshironte që të martohet për të katërtën herë dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë që të ketë më shumë fëmijë.

Ylli televiziv e cila është martuar tri herë pranoi se ende mban shpresa se do ta gjejë dashurinë e vërtetë, por u shpreh se ndihet e lumtur si beqare.

“Mendoj se martesa e fundit ishte e para e vërtetë. Në të parën, nuk e dija çfarë po ndodhte. Të dytën, ndihesha sikur doja të martohesha sepse të gjithë miqtë e mi ishin e edhe unë duhet të isha atje”, ka thënë ajo.

Kim ishte e martuar me producentin Damon Thomas nga viti 2002 deri më 2004, dhe kërkoi divorcin nga Kris Humphries në tetor 2021, pas 72 ditësh martesë.

Martesa e saj e tretë me reperin Kanye West përfundoi më 2021 pas gjashtë vjetësh.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]