fbpx

Kim tregon flokët e saj të vërtetë, dëshpëron me pamjen

nga Revista Kosovarja

Vajza e Kim Kardashian, North West ka filmuar një video në Tik-Tok ku zbulon flokët e vërtetë të nënës së saj.

Në video nënë-bijë shfaqen duke kënduar së bashku, por në sy kanë rënë flokët e Kim-it. Në klip 42-vjeçarja shihet e ulur në shtratin e saj me pizhame, pa grim dhe flokë të shkurtra.

Flokët e vërtetë të yllit televiziv pa paruke apo të stiluar dukeshin shumë më të hollë dhe më të thatë. Shumë fansa reaguan ndaj pamjes së saj , ku shumë shprehën keqardhje për humbjen e flokëve të saj origjinalë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]