fbpx

Kimete Berisha e fyen zv.kryeministren pas fotos me Numan Baliqin

nga Revista Kosovarja

Opinonistja Kimete Berisha e ka quajtur “idiote” zëvendëskryeministren e Kosovës, Emilja Rexhepin pasi që të njejtës iu publikuar një foto ku shihej me Numan Baliqin.

Në një shkrim në Facebook, Berisha ka thënë se Rexhepi duhet të shkarkohet.

Ajo tha se Rexhepi “del në rreze dielli, nuk turpërohet dhe pi kafe me Numan Baliqin”, duke shtuar se kjo tregon se “Qeveria Kurti i rehabiliton përdhunuesit seksual.

“Idiotja e kuqe duhet të shkarkohet! Nëse zvkryeministrja e Kosovës del nën rreze dielli nuk turpërohet dhe pi kafe me Numan Baliq-in, kjo tregon se qeveria Kurti i rehabiliton përdhunuesit seksual!A po na tregon Ti Albulena, pse krimineli nuk është në burg. Pse, si ne populli, si sulmuesi seksual, njësoj jemi të lirë. Bile neve nuk po na qoras me kafe qeveria! Ose ti ose Ai duhet të ishit në burg! P.S. Ptu. Ndryshime perverse ”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]