fbpx

Kimete Berisha: E trishtuat një popull…

nga Revista Kosovarja

Rasti i rëndë në Pejë, ku dyshohet se djali e vrau të ëmën, tronditi vendin.

Së fundmi një reagim për këtë raste  ka bërë edhe  gazetarja e njohur, Kimete Berisha.

Ajo ka kritikuar mediat që publikuan fotografinë e nënës që u vra nga djali.

Postimi i plotë:

Pak etikë, aman!
‘Gjithmonë duhet të thuhet e vërteta, por jo të gjitha të vërtetat duhet të thuhen’.
Nuk është morale, nuk është etike, nuk ka kuptim, është johumane ta publikish foton e gruas që u vra nga i biri vrasës – vampir.
Nuk fiton asgjë nëse e di qysh duket viktima.
Por humb shumë.
E përdorë foton e viktimës, kjo është mizore.
S’është në rregull, s’bën.
Gjynah.
E trishtuat një popull.
As emri i saj s’ka nevojë të publikohet.
P.S. Gazetari e fiksuar pas vdekjes!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]