Spastrim kulturor!
1. Shqiptarët (edhe ata të fshatrave më të thella) kanë çasje në internet por nuk kanë çasje në kanalizim!
2. Shqiptarët që para luftës nuk ia kanë paguar tatimin Serbisë, shteti i Kosovës nuk ua jep pensionin e plotë.
– Dhe kështu, shumica absolute, për një muaj a dy që nuk ia kanë paguar tatimin pushtuesit serb – i marrin 120 Euro pension.
– Në këtë aspekt, të gjitha qeveritë e Kosovës kanë punuar për interes të Serbisë.
– Kurrë nuk e kam kuptuar pse!
– Sepse, është absurde: anipse Serbia i ka larguar nga puna shqiptarët – për qeveritë shqiptare, shqiptarët kanë ‘faj’ pse nuk kanë punuar për Serbinë edhe pasi që Serbia i ka larguar nga puna.
– Nuk është ky veç paradoksi më i neveritshëm – është krimi më i madh.
3. Paratë e pensionit shqiptarët i shpenzojnë në barnatore, për ta shëruar pikëllimin e tyre, që nuk ka shërim.
– Kosova ka më së shumti barnatore në Evropë, anipse është populli më i vogël!
– Kaq shumë është e sëmurë kjo shoqëri?!
4. Edhe xhamia më e madhe në Ballkan po ndërtohet në Kosovë.
Por, din e iman ka më së paku.
5. Ilir Meta nga presidenti milioner përfundoi në burg, dhe tani lahet me kazan, sepse të burgosurit kanë ujë veç një orë në ditë.
– Por Edi Rama e përqafoi shefin e NATO-s: Kjo është arritje e madhe poltike.
– Uji, pret.
6. Hashim Thaçi, qe pesë vjet, nga president u bë i burgos i harruar edhe nga partia e tij.
– Në burg ka çasje në internet por nuk mund të shprehet, e as nuk di edhe sikur të mundte.
– Është e çuditshme se si i ndodhi (nga padija) ta ndërtojë me duart e veta burgun e tij.
– Edhe nëse del i pafajshëm nga burgu – për turpin pesëvjeçar që e ka përjetuar (e që vazhdon…) nuk ka ilaç.
7. Në Gjykatën Kushtetuese kanë çelë gjylat e shurupit;
dikush në oborr thith cigare, edhe në zyre duken nganjëherë.
– Ata gjykatës më lehtë kanë vendosur për tokën e Manastirit të Deçanit – se sa që vendosin se: a bën të votohet edhe një herë në Kuvend (fshehtas), pasi që një herë keni thënë që bën!
– Ka një disponim ‘satanist’ në atë Gjykatë të frikshme, që nuk i bëhet vonë.
8. Ka shumë shqiptarë që janë në anën e Iranit, anipse Irani është në anën e Serbisë kundër shtetit të Kosovës.
– Ti e ke fenë e njëjtë edhe me vëllain tënd, por kur e ndan hisen e babës e ndanë barabartë.
– Dhe ky mazohizëm i shqiptarëve, që e duan atë që i mohon – është i frikshëm, është çmenduria më komplekse:
– E duan Iranin që ua mohon lirinë dhe pavarësinë nga Serbia, dhe e urrejnë atë që ua ka sjell lirinë, ua ka krijuar pavarësinë dhe i ruan nga Serbia!
– Që do të thotë se nëse Serbia do ta sulmonte Kosovën bashkë me Iranin – ata shqiptarë do t’u bashkangjiteshin atyre.
Pse?
– Nuk dinë ta ndajnë politikën nga feja, apo paguhen për të mos ditur.
9. Albulena Haxhiu do të tërhiqet vet nga kandidatura….
P.S. ‘Me të vërtetë pas vështirësisë vjen lehtësimi’
~ Kur’an 94:6
Kimete Berisha: Shqiptarët që s’e kanë paguar tatimin Serbisë, shteti i Kosovës nuk ua jep pensionin e plotë
15