Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kina gjen përfundimisht ilaçin kundër koronavirusit?

nga Revista Kosovarja

Një studim i ri i udhëhequr nga shkencëtarë nga Akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake të Kinës ka zbuluar të dhëna të reja drejt gjetjes së barnave për COVID-19.

Sipas studimit, një antitrup njerëzor që lidhet me fushën N-terminale të proteinës Spike (S) neutralizonte koronavirusin e ri, gjë që tregon efektivitetin e ilaçit kundër COVID-19.

Hulumtimi hetoi jo vetëm fushën e lidhjes së receptorit të proteinave (RBD), por edhe tërë proteinën S të virusit.

Shkencëtarët izoluan dhe karakterizuan antitrupa monoklonal (mAbs) nga 10 pacientë kinezë të rikuperuar nga COVID-19. Në tri raste, medikamenti tregoi aktivitete neutralizuese kundër virusit pandemik.

Moneytizer Paragrafi 4

Një nga antitrupat, i quajtur 4A8, tregon fuqi të lartë të neutralizimit të Covid-19. Megjithëse 4A8 nuk e ndalon hyrjen e virusit në qelizat njerëzore, ai prapëseprapë është në gjendje të neutralizojë virusin, bëri me dije studimi.

Studimi u botua në revistën ‘Science‘ të hënën

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]