fbpx

Kina godet SHBA-në: Sulmet ndaj Iranit shkatërrojnë kredibilitetin amerikan dhe rrezikojnë luftë rajonale

nga Revista Kosovarja

Pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dielën, Kina ka deklaruar se sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit kanë dëmtuar kredibilitetin e Uashingtonit.

Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, Kina poashtu ka paralajmëruar se situata “mund të dalë jashtë kontrollit”.

Këshilli i Sigurimit u mblodh për të diskutuar goditjet amerikane në Iran, ndërsa Rusia, Kina dhe Pakistani propozuan që organi 15-anëtarësh të miratojë një rezolutë për armëpushim të menjëhershëm dhe pa kushte në Lindjen e Mesme.

Ishte ambasadori kinez në OKB, Fu Cong, i cili ka thënë se palët duhet të frenojnë “impulsin e forcës, të shmangin përshkallëzimin e konflikteve dhe të mos i shtojnë benzinë zjarrit,” transmeton Express.

Ai ka theksuar se veçanërisht se Izraeli duhet të ndalojë menjëherë sulmet për të parandaluar përshkallëzimin dhe përhapjen e luftës në rajon.

“Irani është dëmtuar, por edhe kredibiliteti i Shteteve të Bashkuara është goditur – si shtet dhe si pjesëmarrës në çdo negociatë ndërkombëtare,” është shprehur FU.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]