fbpx

Kina i bën thirrje Izraelit: Ndaloni luftimet

nga Revista Kosovarja

Kina u bëri thirrje shteteve të Lindjes së Mesme, “veçanërisht Izraelin”, të ndalojë luftimet të enjten pas shkëmbimeve të fundit me Iranin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun u bëri thirrjeve shteteve që të vendosin së pari interesat e popujve të tyre.

“Kina bën thirrje të fortë te të gjitha palët e përfshira në konflikt, veçanërisht Izraelit, që të vendos së pari interesat e popujve të rajonit dhe të ndalojë luftimet”, tha ai.

Zëdhënësi shtoi se Pekini “kundërshton çdo akt që… cenon sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të shteve të tjera, dhe kundërshton përdorimin e kërcënimit si përdorim force në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]