Pas përfundimit të “Big Brother VIP 2”, u duk sikur raporti mes Luiz Ejllit dhe Krist Aliajt kishte ndryshuar.
Ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dilnin live në “Instagram” së bashku ku bënin shaka të ndryshme me njëri-tjetrin.
Por duket se diçka ka ndodhur së fundmi.
Kristi ka bërë një reagim në “Instastory”, ku etiketon edhe këngëtarin e njohur.
“Ah, thjesht nuk mund të rezistosh të përmendesh emrin tim. Duket se jam bërë ylli i mendimeve të tua në orët e vona. Rri i qetë, adhurimi yt sekret për mua do të mbetet gjithmonë mes nesh”, ka shkruar Kristi krahas fotos se tyre.