fbpx

Kisha Ortodokse Serbe thotë se Kosova ia ndaloi patriarkut Porfirije vizitën në Patriarkanën e Pejës

nga Revista Kosovarja

Kisha Ortodokse Serbe thotë se Kosova ia ndaloi patriarkut Porfirije vizitën në Patriarkanën e Pejës

Kisha Ortodokse Serbe thotë se Kosova ia ka ndaluar patriarkut Porfirije vizitën në Patriarkanën e Pejës para Krishtlindjeve.

Me vlerësimin se është një “vendim jashtëzakonisht diskriminues”, patriarku serb u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që “të ndalojnë së shkelurit e të drejtave të njeriut dhe lirive fetare të serbëve ortodoksë”.

“Patriarku Porfirije nuk heq dorë nga synimi i tij për të kryer shërbimin hyjnor në Patriarkanën e Pejës dhe pret që ky vendim tejet diskriminues të anulohet”, njoftoi zyra e tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]