fbpx

Kishin plane bashkë, “Nuk mund ta besoj vëlla”, reagon Morena për reperin grek që vdiq në aksident

nga Revista Kosovarja

Reperi i famshëm Mad Clip u vetëaksidentua dhe ndërroi jetë rreth orës 02:30 të mëngjesit në Atikë.

Policia ka deklaruar se: “Reperi që po kthehej nga një dasmë humbi kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe u përplas në një pemë. Përplasja ishte aq e rëndë sa shoferi u bllokua brenda automjetit dhe u deshën rreth dy orë që zjarrfikësit ta nxirrnin nga makina e shkatërruar”.

Artisti duket se ka pasur plane me ish missin shqiptarë, Morena Taraku. Këtë e bëri të ditur vetë bukuroshja përmes një statusi në Instagram.

Bashkangjitur me një fotografi të këngëtarit në InstaStory, modelja ka shkruar: “Nuk mund ta besoj vëlla, prehu në paqe. Kënga na mbeti”.

Si duket dyshja kishin plane për një projekt muzikorë dhe nga fjalës e Tarakut duket se ishte drejt fundit  por që nuk qe e shkruar të përfundoj.

Pushoft në paqe!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]