fbpx

Kishte hyrë për të bërë dush, ky është reagimi i Kiarës kur e shikon Luizin zhveshur në banjë

nga Revista Kosovarja

Banorët e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, kanë qëndruar vetëm për disa orë në një dhomë në kuadër të provës javore.

Ata u kujdesën për një bebe, ndërsa gjatë asaj kohe nuk munguan batutat, bisedat serioze e po ashtu edhe disa momente të bukura ndërmjet tyre.

Në një çast, Luizi u fut për të bërë një dush në banjën që ndodhej në dhomë dhe kishte harruar mikrofonin.

Derisa iu kërkua të merrte mikrofonin, ai i tha Kiarës që t’ia sillte meqë kishte hyrë brenda.

Ajo u afrua në banjë për t’ia dhënë mikrofonin dhe në ato momente bëri një reagim, pasi duket se e kishte parë tërësisht të zhveshur.

Ejlli nga ana tjetër filloi të qeshte, gjersa videoja u shpërnda gjithandej në rrjetet sociale.

Dyshja siç shihet po e shijojnë kohën brenda dhe Luizi ka shprehur hapur dashurinë që ka për Kiarën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]