Një grua në Rusi sulmoi në vajzë tjetër teksa kishin shkuar për të notuar në brigjet e lumit Vollga.
Sipas medieve ruse, shkak i sulmit ka qenë fakti se sulmuesja i ka konsideruar provokuese rrobat e banjos që kishte veshur vajza tjetër.
Sanksione ndaj Kosovës, eurodeputeti gjerman: Çmenduri politike, shtetet a…
Siç shihet në video, gruaja, e cila gjithashtu kishte veshur rroba banjo goditi vajzën me grusht dhe më pas e kali për flokësh dhe e hodhi në tokë.
Përveç gruas së parë, në sulmin ndaj të resë ka marrë pjesë edhe një grua tjetër, e cila ka shkelmuar viktimën.
Sakaq, kalimtarët e rastit nuk kanë bërë asgjë për të ndaluar sulmin.
Pas bërjes publike të videos, nisi hetimi për identifikimin e dy femrave, ndërsa viktima ka ngritur padi ndaj tyre.