Pas përfundimit të serialit të famshëm “Game of Thrones” është folur shumë për gjendjen emocionale të aktorit që luan Jon Snow, Kit Harington.
33-vjeçari u shtrua në një qendër rehabilitimi pasi ra në depresion menjëherë pas përfundimit të xhirimeve. Ditën e kaluar ai konfirmoi zyrtarisht se nuk do ta shohim më kurrë në role të ngjashme si ai i Jon Snow, një personazh me mentalitet ‘të vyshkur’ që nuk shkon aspak me karakterin e tij të ndjeshëm.
“Mendoj se pas Luftës së Dytë Botërore meshkujt filluan të kishin probleme të thella. Ata u bllokuan emocionalisht dhe ky problem ka kaluar brez pas brezi nga gjyshërit e mi, tek babai im e më pas tek unë. Ne nuk flasim për gjërat që ndjejmë pasi kjo na bën të dukemi të dobët. Na kanë portretizuar si heronj të heshtur e të ngurtë, ashtu si Jon Snow” -tha Kit për ‘The Telegraph’.
Për këtë arsye ai nuk do të pranojë më kurrë të luajë role të ngjashme si ai tek “GOT” dhe është shumë i lumtur që e ka marrë këtë vendim megjithëse fansat nuk janë dakort.