Në eventin prestigjioz Miss World, i cili këtë vit do të mbahet nga 7 deri më 31 maj në Telangana të Indisë, pas një pauze shumëvjeçare, Maqedonia е Veriut rikthehet në garë, përcjell TV21. Vendi do të përfaqësohet nga 20-vjeçarja Çarna Nevzati.
Bukuroshja është studente në Fakultetin Juridik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Në dhjetor të vitit 2023, Navzati ishte fituese e mbrëmjes oratorike “Ivo Puhan”, që organizohet në Fakultetin e Drejtësisë, me temën “Kush paguan çmimin e luftës dhe terrorizmit”.
Çarna nuk e ka fshehur emocionin e saj për mundësinë që i është dhënë nga organizata Miss Maqedonia për të përfaqësuar vendin tonë në Miss World, ndaj ka shkruar në rrjetin social Instagram:
“Jam e nderuar të përfaqësoj vendin tim në konkursin Miss World 2025 në Telangana, Indi nga 7 deri më 31 maj 2025 – Bukuri me qëllim. Vlerësoj vërtet këtë mundësi që më dha organizata Miss Maqedonia e Veriut, për të shfaqur kulturën dhe trashëgiminë e bukur të Maqedonisë së Veriut në skenën globale.”