fbpx

Kjo do të jetë ngjyra kryesore e sezonit të vjeshtës sipas ekspertëve

nga Revista Kosovarja

Kjo nuancë u rri shkëlqyeshëm të gjithave!

Ngjyra bezhë është bërë shumë aktuale gjatë vitit të kaluar, ndërkaq popullariteti nuk do t’i humbë as gjatë vjeshtës.

Stilsitët dhe dizajnerët pajtohen, nëse do të detyrohen të zgjedhin vetëm një ngjyrë për sezonin e vjeshtës, atëherë kjo gjithësi do të jetë nuanca neutrale.

Për shumë arsye është e mirë dhe e preferuar. Para së gjithash, u rri të gjithave mirë, pa marrë parasysh ngjyrën e tenit dhe të flokëve dhe, e dyta, shumë lehtë kombinohet me të gjitha ngjyrat e tjera.

Ekspertët këshillojnë të zgjidhni pjesë klasike si p.sh. mantele, këpucë, çanta ose triko cilësore në këtë ngjyrë, në mënyrë që me sukses t’i plotësoni veshjet dhe t’i bëni kombinimet interesante.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]