fbpx

Kjo është 20 vjeçarja që kërceu nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë dhe vdiq

nga Revista Kosovarja

Sot rreth orës 18:00 në rrugën “Xheladin Hana” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë një vajzë 20 vjeçare ka kërcyer nga kati i katërt i një ndërtese. Përkundër dërgimit në Qëndren Klinike Universitare të Kosovës, ajo nuk ka arritur të mbijetoi..

Rasti më parë është konfirmuar nga Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës. Hoxha i tha lajmi.net se vajza ishte dërguar në QKUK për të marrë ndihmën mjekësore por nuk ju ka mbijetuar plagëve.

“Sot me datë 20.04.2020, rreth orës 17:46 Policia ka pranuar një informatë se ne Rr. Xheladin Hana ne Prishtinë një person rreth të 20-tave dyshohet të ketë rënë nga një ndërtesë. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve nuk u ka mbijetuar plagëve. Policia ka dal në lokacion dhe janë duke ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti dhe për detajet do të njoftoheni pas raportimeve tjera”, ka thënë Hoxha.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]