fbpx

Kjo është 22-vjeçarja që humbi jetën sot në një aksident trafiku në Gjilan

nga Revista Kosovarja

Gjatë ditës së sotme në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Stanishor të Gjilanit, ka humbur jetën një vajzë 22-vjeçare.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arsyeja e këtij aksidenti besohet se kanë qenë kushtet atmosferike.

Gazeta Sinjali ka siguruar një fotografi të 22-vjeçares, Jetmira Mushica, e cila mbeti e vdekur në këtë aksident.

Në këtë aksident disa persona të tjerë janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim në spitalin rajonal në Gjilan.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]