fbpx

Kjo është 24-vjeçarja nga Skenderaj që humbi jetën në aksidentin në Polluzhë

nga Revista Kosovarja

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi sot pasdite në fshatin Polluzhë të Drenasit ka përfunduar me fatalitet.

Viktima është Blerta Rexha, e lindur në vitin 2001 nga Prekazi, e cila ka ndërruar jetë në QKUK pas plagëve të rënda që mori si pasojë e aksidentit.

I fejuari i saj, i cili ishte në veturë me të ndjerën në momentin e aksidentit, është Leutrim Azemi nga fshati Lubavec i Skenderajt. Ai ka pësuar lëndime trupore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në QKUK, shkruan rajoni.org.

Të lënduarit fillimisht janë dërguar me urgjencë nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Drenas drejt QKUK-së, ku, sipas burimeve mjekësore, mjeku kujdestar në emergjencë rreth orës 17:00 ka konfirmuar vdekjen e vajzës së re.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]