fbpx

Kjo është arsyeja pse seksi në moshën 30 dhe 40 vjeçe është më i mirë se më herët

nga Revista Kosovarja

Shumë njerëz mendojnë se jeta seksuale pas moshës 30 dhe 40 vjeçare po zbehet. Por nuk është kështu, pasi me kalimin e viteve si meshkujt ashtu edhe femrat e shijojnë edhe më shumë seksin.

Shihni pse seksi në moshën 30 dhe 40 vjeç është shumë më i mirë se më pare:

Ju e dini se çfarë doni

Seksi është një akt që ndodh më mirë kur mendja dhe trupi bashkohen. Komunikimi i mirë është çelësi. Pra, kur të arrini të 30-at, sa kur të jeni 40, ju e dini saktësisht se çfarë dëshironi dhe si t’ia komunikoni atë gjysmës suaj tjetër.

Keni më shumë besim

Studimet tregojnë se nëse nuk ndiheni rehat me trupin tuaj gjatë seksit, mund të viheni në siklet dhe të mos e shijoni atë.

Por lajmi i mirë është se me kalimin e moshës ne e duam trupin tonë gjithnjë e më shumë dhe nuk i kushtojmë vëmendje asaj që mendojnë njerëzit.

Ju intereson cilësia, jo sasia

Studimet kanë treguar se 36 vjeç është mosha e parë për shumicën e grave që përjetojnë një orgazmë të përsosur, ndërkohë që e shijojnë jetën e tyre dashurie shumë më tepër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]