fbpx

Kjo është arsyeja pse u arrestua Noizy në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Mbrëmë reperi i njohur shqiptar Noizy është arrestuar nga Policia e Kosovës në Vermicë.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës, prandaj është shoqëruar në stacionin “Qendra” në Prishtinë.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja, Flora Ahmeti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]