fbpx

Kjo është arsyeja që Charles po i shet 14 kuajt e Mbretëreshës Elizabeth II

nga Revista Kosovarja

Mbreti Charles III ka nxjerrë në shitje disa nga kuajt e garave që ai trashëgoi nga nëna e tij Mbretëresha Elizabeth, e cika ishte e apasionuar pas rritjes, kujdesjes për kuajt e garave.

Shtëpia e ankandeve Tattersalls në Newmarket tha se po shiste 14 nga kuajt e Mbretëreshës Elizabeth II të hënën.

Ato përfshijnë “Just Fine”, të trajnuar nga Sir Michael Stoute, i cili mbikëqyri më shumë se 100 fitues mbretërorë, dhe “Love Affairs”.

Zëdhënësi i Tattersall Jimmy George tha: “Nuk është asgjë e pazakontë. Çdo vit ata do të shesin kuaj. Mbretëresha i rriste dhe i shiste. Nuk mund të mbahen të gjitha.”

George tha se shitja e kuajve të Mbretëreshës nuk simbolizonte fundin e lidhjes së familjes mbretërore me garat e kuajve.

Ai tha: “Çdo vit pronarët shesin aksione. Madhëria e Tij po bën vetëm atë që bëjnë pronarët.”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]