fbpx

Kjo është arsyeja që u bënë bashkë Arjola Demiri dhe Edi Rama

nga Revista Kosovarja

Arjola Demiri është njëra ndër ish banoret e “Big Brother VIP”, më të komentuarat.

E pas daljes nga aty, ajo ka filluar angazhimet profesionale të saj.

Aktorja shqiptare është po ashtu mjaft aktive në rrjetet sociale ku poston imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria.

Arjola mundohet që gjithmonë të jetë sa më afër ndjekësve të saj.

Së fundi, ajo ishte pjesë e një iftari të organizuar në “Pallatin e Kongreseve”.

Nga aty ajo ka postuar edhe një fotografi krahë kryeministrit, Edi Rama, ku ka bërë një mbishkrim mjaft të veçantë.

“Me një artist të përjetshëm”, ka shkruar artistja derisa kanë pozuar duke buzëqeshur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]