fbpx

Kjo është autorja shqiptare e këngës së Gjeorgjisë në ‘Eurovision’

nga Revista Kosovarja

Ada Satka raportohet se është autorja e këngës së Gjeorgjisë që do të paraqitet në Eurovision sivjet në Suedi.

Vlen të theksohet se kënga titullohet “Firefighter” dhe do të këndohet nga këngëtarja gjeorgjiane, Nutsa Buzaladze.

Babai i Adas, Sako Satka, i ka uruar së bijës që në të ardhmen ndoshta Shqipëria të paraqitet me një kompozim të saj në Eurovision.

“Sot është një ditë e veçantë për mua dhe familjen time dhe gjithë dashamirësit. Kompozimi i vajzës sime Ada këte vit prezanton Gjeorgjinë (Georgia) në Eurovision 2024 që do të marrë pjesë në Suedi. E orkestruar nga producenti me famë, maqedonasi Darko Dimitrov dhe e kënduar nga këngëtarja e njohur Nutsa. Uroj që Ada gjithashtu të prezantojë edhe Shqipërinë në Eurovision në vitet e ardhshme. Urime, bija ime!”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]