fbpx

Kjo është bashkëprezantuesja e Arbana Osmanit në festival

nga Revista Kosovarja

Festivali i Radio Televizionit Publik Shqiptar do të ngre sot siparin.

Janë 26 artistët që garojnë këtë vit por një nga pjesët që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë prezantuesja e këtij festivali.

Në një “ask questions” në Instagram, Arbana Osmani ka zbuluar se nuk do të jetë e vetme në bashkëprezantim, por do të ketë edhe një shoqëruese.
Mirëpo Kryefjala.com e ka emrin e artistes që do ti bashkangjitet Arbanës në prezantim dhe ajo është aktorja e njohur, Olta Daku.

Mesa duket Olta do të ngacmojë herë pas here publikun dhe artistët me batutat e saj pikante.

Kjo periudhë ka qenë e ngjeshur me ngjarje për artisten e njohur.

Jo më larg se mbrëmë ajo interpretoi krah Gent Zenelajt në komedinë “Çertifikata e martesës”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]