E njohur për aromën e saj të fortë dhe përdorimin e saj në gatime të ndryshme, rozmarina ka shumë më tepër dobi sesa vetëm aroma dhe shija e saj.
Kjo bimë po fillon të fitojë njohje për përfitimet e saj mbresëlënëse shëndetësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e trurit, inflamacionin dhe funksionin imunitar
Dhe hulumtimet e publikuara këtë vit sugjerojnë se ajo mund të ndihmojë edhe në luftën kundër sëmundjes së Alzheimerit, që konsiderohet si shkaku kryesor i demencës në mbarë botën.
Rozmarina më parë është lidhur me kujtesën dhe qartësinë mendore, raporton The Sun.
Studiesit thonë se kjo bimë ka veti qetësuese dhe disa studime thonë se aroma e saj mund të zvogëlojë ankthin dhe të përmirësojë gjumin. Kjo do të thotë se stresi më i ulët nënkupton përqendrim dhe ruajtje më e mirë e kujtesës.
Antioksidantët e rozmarinës gjithashtu mund të ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave të trurit nga dëmtimet e shkaktuara nga stresi,n i cili është një faktor kryesor në dobësimin e kujtesës.
Gjithashtu, rozmarina është vërtetuar se shfaq efikasitet të fuqishëm kundër kancerit, në shumë lloje të tij, duke përfshirë mushkëritë, prostatën, mëlçinë dhe gjirin.