Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kjo është dita kur fillojnë punën frizeret

nga Revista Kosovarja

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se nga data 4 maj, do të fillojë lehtësimi gradual i masave të izolimit, të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Sipas asaj që ka njoftuar Ministria, lehtësimi i masave do të zhvillohet në TRI FAZA.

Faza e parë fillon nga 4 maji deri më 18 maj, e dyta nga 18 maji deri më 2 qershor, ndërsa faza e tretë hyn në fuqi më 2 qershor, raporton FaktePlus

Në fakt, Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka specifikuar edhe cilat punë mund të fillojnë të kryhen dhe bizneset që do të hapen gradualisht.

Moneytizer Paragrafi 4

E në FAZËN e DYTË që hyn në fuqi nga 18 maji deri më 2 qershor do të lejohen të punojnë disa kategori të bizneseve, ku bëjnë pjesë edhe FLOKTARËT DHE SALLONET E ONDULIMIT, pra Frizeret.

Në fakt, në FAZËN e DYTË do të fillojë operimi i bizneseve, si:

-tregtia me pakicë,

-dentistët dhe fizioterapeutët,

-floktarët dhe sallonet e ondulimit,

-tregu i gjelbër,

-gastronomia,

-transporti hekurudhor,

-transporti urban dhe ndër-urban, si dhe

-qendrat e thirrjeve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]