Thirrjet e liderëve institucionalë dhe partiakë këtyre ditëve të fundit, lënë për të dëshiruar që janë bërë për hajmalia. Duke marrë zv. Minisri i MPB Xhelal Sveqla rol për prangosje të deputetëve dhe duke përdorur sjellje tekanjoze me leje për qarkullim e shantazhe për karantimin ,ka nxitur reagime të palëve tjera që janë tepër destruktive.
Në deklaratat e Sveqlës, që dihet se janë direktiva të Albin Kurtit , ka reaguar duke kërkuar mejdan pranë shtëpisë së tij , edhe Presidenti Hashim Thaçi, që është nën nivelin e tij. Presidenti ka heshtur me vite për shumë e shumë probleme që është dashur të marrin përgjigje të duhur, por ka folur pikërisht atëherë kur nuk është dashur të flet fare.
Nëse heshtja është ar, siç e thotë popullim, kësaj radhe do të kishte qenë diamant po të kishte heshtur presidenti. Është nën nivelin e tij të thërret në mejdan Sveqlën me shefin e tij, madje e papranueshme të cilësohet LVV si “grup kriminal”.
Pastaj në përkrahje indirekte të kualifikimit të presidentit Thaçi, foli edhe i pari i PDK-së Kadri Veseli që e çoi një hap më larg mbajtjen e anës së presidentit e me sa u mor vesh edhe Ramiz Lladrovci tha dje në homazhe te dëshmori Ilaz Kodra “këtu jemi”!
Të gjitha këto kërcënime të dalura nga goja e zyrtarëve shtetërorë që udhëheqin vend, janë skandaloze dhe të rrezikshme.
Megjithatë, njëra prej deklaratave më bajate , ka qenë dje ajo e Behxhet Pacollit qëe tha, se pati frikë të ateronte në Prishtinë, duke dyshuar në ndonjë sulm terrorist kundër fluturakes së tij dhe kjo ishte sipas tij arsyeja që ai e devijoi fluturimin për në Tiranë.
Prej nga këto deklarata për frikë nga sulmet terroriste?
Prokuroria, duhet të nis hetime për shumë prej këtyre deklaratave.
Në një shtet normal, të gjitha këto deklarata të liderëve tanë shtetëror, duhet të hapen për hetim .
Janë deklarata kaubojsh që kërcënojnë dhe që sjellin rrezikshmëri për shoqërinë shtetërore.
Kurti shkeli kushtetutën dy herë dhe askush s’u mor me këtë shkelje,ndonëse u konformua nga kushtetuesja.
Sveqla kërcënoi Pacollin për prangosje nëse gjindet dikund këndej…
Thaçi i kërkoi mejdan Sveqlës e Kurtit. Pacolli nxori në aeroport një fjali që nxiti dyshime dhe spekulime sikur ai po din diçka dhe sikur ka informacione, se fluturakja e tij do të hidhej në erë nga akte terroriste.
Në çdo rast ku ka shtet normal, të gjitha këto deklarata janë për hetim . Akterët duhet të flasin për informacionet.
Njejtë duhet të flasin në heuesi edhe disa ministra e deputetë kur akuzojnë njerëz për banditë e vepra penale duke mos i mbuluar ato me fakte.
Ka vite e vite para se të vinte në parlament Kadri Veseli dhe pasi erdhi aty, shumë e shumë deputetë e kanë quajtur kriminel e vrasës. E kanë akuzuar për vasje politike e për çka jo tjetër.
Normal, prokuroria do të duhej t’i merrte në përgjegjësi të gjithë akuzuesit që bëjnë qef me akuzime publike ndaj liderëve dhe individëve pa marrë parasysh rangun dhe profilin e tyre përsonal e njerëzor.
Në Kosovë është bërë sallamadi, liria e akuzimit të njerëzve pa asnjë mbulesë faktike.
Edhe në debate televizivevtashmë janë bërë modë, që kujt t’i teket ta quajë hajn kend të don. Hajn presidenti, hajn kryeministri, hajna zv.kryeministrat, hajna deputetët, hajnë e banditë këshillëtarët, e kush mbeti pa qenë hajn këtu, sipas akuzuesëve të pa kriter.
Kur dike e quan kapës i shtetit, nuk mjafton të përdorë fjalë të rrugëve, por duhet fakte që dëshmojnë akuzën.
Të gjitha këto akuza pa mbulesë, duhet të hetohen nga prokuroria e shtetit . Kështu qysh po shkon shteti ynë, duke akuzuar kush kend të dojë, vetëm sa po ia rrisim zemrën Serbisë. Ata as më shumë e as më pak, kur po e shohin lidershipin kosovar në gjendje përçarëse a dini çka po i thonë Listës Serbe: ”Lerëni ata i kanë punët e vata , ju mos u merrni me ata ,sepse Kosova nuk mundet të jetojë pa Serbinë! Safet Krivaça / Kosovarja /