Jeta private e Learta Jakupit komentohet mjaftë shumë në mediat rozë.
Ajo bashkëbisedon shpeshherë me adhuruesit e saj në Instagram, dhe përgjigjet janë po aq të sinqerta, shkruan”Kosovarja”.
Së fundmi në InstaStory, ajo është pyetur se cila është është gjëja më e mirë që i ka ndodhur për vitin që po lëmë pas(2021).
S’ka si të jetë ndryshe, sepse momenti më i mirë dhe më i lumtur për një nënë është ardhja në jetë e një fëmije.
Learta gjatë vitit 2021 u bë nënë për herë të dytë, ajo u bë nënë e një vajze, të cilën e quajti Matina.
Matina nga imazhet që e kemi parë nëpër rrjetet sociale është një fëmijë shumë i ëmbël./Kosovarja/