fbpx

Kjo është familja kosovare që ra në Lepenc, po vazhon ende kërkimi i tyre

nga Revista Kosovarja

Një veturë me targa të Republikës së Kosovës ishte aksidentuar në rrugën Shkup-Bllacë, ku kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë në lumin Lepenc.

Në veturë ka qenë një familje katër anëtarëshe dhe vetëm një ka arritur të shpëtojë.

Burime të Indeksonline pohojnë se Shkëlqim Pacolli, 21 vjeçar, ka kërcyer nga vetura e tipit BMW që u aksidentua pranë Gurit të Zi, te tuneli i Shkupit.

Në anën tjetër, anëtarët e tjerë të familjes vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Naim Pacolli, Merita Pacolli dhe Ermal Pacolli janë pasagjerët e tjerë të cilët akoma nuk janë gjetur.

Vetura me targa 01-340-GC, po drejtohej nga Naim Pacolli, teksa ka rënë në ujërat e Lepencit.

Për shkak të ujit të rrëmbyeshëm, njësitet e kërkimit nuk kane gjetur akoma trupat e tyre.

IndeksOnline ka siguruar fotot e familjes së zhdukur:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]