Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kjo është gjendja reale në Infektivë – Shikoni pacientet duke luftuar me jetë

nga Revista Kosovarja

Prej më shumë se pesë muaj, Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga virusi COVID-19.7 mijë e 846 raste janë konfirmuar deri më sot, teksa numri i personave që humbën jetën si pasojë e koroanvirusit është 196.Si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve u bë edhe më e vështirë trajtimi i pacientëve nëpër klinikat e spitaleve të vendit.

Mbi artikull

Për të treguar situatën në Klinikën Infektive, atë kryesoren ku nga fillimi po trajtohen pacientët e prekur me këtë virus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka publikuar një video e cila tregon situatën në këtë klinikë.
Ndër të tjerash theksohet se një minutë me u ndal oksigjeni, nuk ka jetë dhe se virusi nuk është shaka.“Sëmundje shumë e rëndë, shumë e rrezikshme”, thuhet tutje.

Padyshim se kjo sfidë është shumë e rëndë për gjithë vendin, e për të mos u bërë edhe një pacient më tepër, duhet të bëjmë kujdes që t’u përmbahemi rekomandimeve të IKSHPK-së.

Shikoni videon këtu: https://www.facebook.com/zemajarmend/videos/755822101855543/

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]