fbpx

Kjo është gjendja shëndetësore e Gresës pasi u lëndua në BBVK

nga Revista Kosovarja

Konkurrentja e BBVK, Gresa është rikthyer në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, pasi që ka pranuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimit të gjurit.

Ajo është lënduar përderisa po luante fshehurazi dhe duke vrapuar me Vedatin është rrëzuar, çka bëri që gjuri i saj të gjakosej.

Gjithsesi, tanimë Gresa ka thënë “se ndihet më mirë” dhe gjendja e saj është stabile si dhe komfort rregullave të formatit.

Në anën tjetër, Andi ka qenë ai që e ka përjetuar më rëndë situatën dhe ka qëndruar i shtrirë tek dera kryesore e shtëpisë deri në momentin kur Gresa ishte rikthyer brenda.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]