fbpx

Kjo është gruaja që humbi jetën tragjikisht në Fushë Kosovë – ra nga kati i 9-të i banesës

nga Revista Kosovarja

Një incident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, ku një grua ka rënë nga një ndërtesë dhe ka humbur jetën.

Sinjali mëson ekskluzivisht se gruaja që ka humbur jetën është Shehrije Mustafa, 46 vjeçare.

Këtë rast për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:20, kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në rrugën “Tahir Zemaj”, në Fushë Kosovë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Duke shtuar tutje se Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]