fbpx

Kjo është gruaja që u gjet e varur me litar në garazhdën e vëllait të saj

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje tjetër tragjike vetëvrasjeje ka ndodhur sot në komunën e Gjakovës.

Sinjali mëson se viktima e cila kreu vetëvrasje është A. Avdija, 47-vjeçare.

Avdija dyshohet se u gjet e varur në litar në garazhin e shtëpisë së vëllait të saj. Ajo është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Nuk dihen ende motivet që shtynë të ndjerën të kryejë këtë akt, por janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga organet e hetuesisë që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i 47-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]