fbpx

Kjo është gruaja që u gjet e vdekur në Nabërgjan të Pejës

nga Revista Kosovarja

Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Nabërgjan të Pejës, mëson Gazeta Insajderi. Sipas burimit, trupi i viktimës është gjetur në garazhin e shtëpisë. Viktima është rreth moshës 70 vjeçare me inicialet H.L.

Rastin për Insjaderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në një objekt përcjellës (garazh) të shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit policor dhe ekipet emergjente”, tha Gashi.

Policia shton se shkaqe e vdekjes ende nuk dihen, sakaq rasti po hetohet nga Prokurori i Shtetit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]