fbpx
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
  • Aktuale
  • Showbiz
  • Kronike
  • Per Jete
  • Kuriozitete
  • Shendetesi
  • Horoskopi
  • REVISTAPa pagesë
Revista Kosovarja
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kjo është historia e Efit, vajzës më të komentuar të BBVA

nga Revista Kosovarja
2 muaj më parë
në Showbiz
FacebookTwitterWhatsappLinkedin

Askush nuk e priste që një vajzë nga “Përputhen” do të arrinte famën që ka sot Efi.

Me nisjen e “Big Brother VIP” në dhjetor të gjithë sytë ishin tek artistët dhe personazhet tashmë të njohur prej vitesh. Por shumë shpejt vajzat e “Përputhen”, ku këtu përmendim edhe Tean e Mikelën, ishin në vëmendjen e të gjithëve me situatat e krijuara, qoftë ato të pëlqyera nga publiku apo jo. Megjithatë nga të treja vajzat, ajo që spikati ishte Efi. Fakti që Efi ishte e drejtpërdrejtë, luftarake dhe nuk bënte kompromise, e bëri një personazh të dashur për publikun.

Eliminimi i saj mbrëmjen e të shtunës nga “Big Brother VIP” ngjalli reagime të forta. Madje publiku për t’i shprehur simpatinë e çoi Instagramin e Efit brenda pak orësh në 380 mijë ndjekës, një shifër kjo shumë e lartë mes personazheve të tjerë që ndodhen në shtëpi.

Por kush është Efi dhe çfarë dimë për të?

Efi Dhedhes u bë e njohur për publikun nga emisioni i dashurisë “Përputhen”. Ajo ra menjëherë në sy për ngjashmërinë me Bora Zemanin dhe Elvana Gjatën, duke u bërë pjesë e portaleve ende pa shkaktuar ndonjë sherr apo lidhje dashurie. Efi e nisi rrugëtimin e saj në “Përputhen” në tetor 2021. Gjatë qëndrimit në emision, ajo shpeshherë pati debate e zënka si me konkurrentët, edhe me opinionistin Arjan Konomi, karakter të cilin e shfaqi edhe gjatë Big Brother.

Emri gjatë i Efit është Ifigjenia, emër grek dhe është e pagëzuar. Ajo ka treguar se emrin ia ka vendosur ajo që e ka pagëzuar dhe Ifigjenia ka qenë një perëndeshë greke. Gjatë rrëfimit të saj në “Përputhen”, Efi ka treguar se nuk i pëlqen emri i saj gjatë prandaj e thërrasin shkurt Efi.

Efi mbush 27 vjeç në mars të këtij viti. Ajo është me profesion tatuatore dhe artiste makeup-i.

Pas emisionit “Përputhen”, në verën e 2022, Efi u bë pjesë e “Kepit të tundimeve”, ku dhe aty ishte një nga konkurrentet më të pëlqyera.

Gjatë “Kepit të tundimeve” dhe gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP”, Efi ka rrëfyer se jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë për shkak të një historie dashurie që ka përjetuar.

Rrëfimi i Efit: Unë u dashurova me dike në moshë të vogël, aq shumë sa në 2016 shkova në Zvicër, u bëra prona e tij nuk dilja më nga shtëpia, dilja vetëm 1 orë e 30 minuta. Më bënte mos ta doja veten, derisa arrita mos ta shihja veten ne pasqyrë. Derisa arrita që kur ai gabonte të kërkoja falje. Familja ime e vuante shumë. Në heshtje kam tentuar vetëvrasjen. Më këshillonin por nuk dinin më shumë se aq. Dhe pasojat e kësaj gjëje më janë larguar shumë vonë, vura atë para nënës time, se ai më ndalonte të dilja me nënën time, kërkoj shumë falje, për të gjitha këto. Jam pishman për vitet që i humba vetes time.

Për fat të mirë, Efi tashmë e ka hedhur pas krahëve këtë histori. Gjatë një bisede në Big Brother, ajo ka treguar se aktualisht është në një lidhje me një djalë, i cili punon ekonomist dhe është person shumë i qetë. Efi nuk ka dashur të japë më shumë detaje për këtë histori, por u shpreh e lumtur që është në krahët e këtij personi.

Pas eksperiencës së saj në Big Brother, mbetet të shihet cila do jetë aventura e rradhës për Efin në ekran./xing.al


Etiketa: historiaEfi Dhimes

POSTIME TË NGJASHME

Showbiz

Gjiko kërkon ndihmë në Instagram

5 orë më parë
Showbiz

A do të jetë Jonida moderatore e BB VIP Kosova edhe në edicionin e dytë?

5 orë më parë
Showbiz

Albin Kurti pyetet se çfarë mendimi ka për Luiz Ejllin

5 orë më parë
Showbiz

Kështu e ka emrin në vesh Liberta Spahiu

5 orë më parë
Showbiz

Fjolla Morina i dërgon zemra Medes

6 orë më parë
Showbiz

Elita Rudi përfundon në spital

6 orë më parë
Postimi tjetër

Arta Bajrami: Burrin e kam në shtëpi, duke kaluar kohë kualitative me familjen

Në Shqipëri humbën 36 të mitur nga Siria dhe Irani

Adelina Hasani me të fejuarin ne poza si kurrë më parë

TË FUNDIT

Pesë këshilla që të bëni gjumë më të mirë këtë Ramazan

21 minuta më parë

Agjërimi mund të ndikojë në gjumin tuaj gjatë Ramazanit, veçanërisht duke ndikuar në gjumin REM ose gjumin e thellë –...

10 ushqime për të parandaluar lodhjen gjatë ditës në Ramazan

50 minuta më parë

Gjatë muajit të Ramazanit, muslimanët përmbahen nga ngrënia dhe pirja nga agimi deri në muzg. Rituali islamik mund të jetë...

Arsyet e pranuara për mosagjërim dhe zëvendësimi i tjetrit në agjërim

2 orë më parë

Arsyet e pranuara për mosagjërim janë 2 llojesh: - Arsyet e obliguara për mosagjërim; - Arsyet e lejuara për mosagjërim....

Kush janë të privuarit në Ramazan?

3 orë më parë

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Dëshmojmë se nuk ka hyjni...

Horoskopi ditor, e enjte 30 mars 2023

4 orë më parë

Dashi Jeni të vendosur dhe të motivuar për të realizuar projektin tuaj. Kjo e enjte ka një fillim të mbarë,...

Pesë substancat që krijojnë më së shumti varshmëri

4 orë më parë

Cilat janë drogat që krijojnë më së shumti varshmëri në botë? Pyetja mund të duket e thjeshtë, por përgjigja varet...

MË TË LEXUARAT

Moti sot kryesisht me diell

PSD-ja shpërndan tym të zi para Qeverisë, Molliqaj: Kurti u dorëzua

A lejohet përgatitja e ushqimit në Ramazan për ata që nuk agjërojnë?

Pak orë pas eliminimit e pyesin për Butrint Imerin, kjo është përgjigja e prerë e Kiara Titos

Përmes dronit, Kiara ia dërgon kodin që kërkoj Luizi nga jashtë

Fjolla Morina e konfirmon lidhjen e re të dashurisë

24-vjet nga masakra e Belegut të Deçanit

98-vjet nga vrasja e Bajram Currit

Boksieri shqiptar, Jakaj ‘ia fikë dritat’ serbit, Nikolic

Ftesë për pjesëmarrje në manifestimin përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”

  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • AKTUALE
  • SHOWBIZ
  • KRONIKË
  • PËR JETË
  • KURIOZITETE
  • SHËNDETËSI
  • HOROSKOPI
  • REVISTA
  • ARKIVA
  • OPINIONE
  • INTERVISTA
  • PËRJETIME
  • DASHNI
  • BIOGRAFIA
  • GATOJCA
  • KUIZE
  • ASTROLOGJI
  • MAGJISTARJA
  • Marketing
  • Impressiumi
  • Rreth Kosovares
  • Privacy Policy

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: "Ali Hadri"-nr.6 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38338517575; +38344143448; Email: [email protected]
© 2020 REVISTA KOSOVARJA Dizajni: OverPrint

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist