Nesër bëhen dy muaj që kur në Kosovë u shënuan rastet e para me koronvairus, por janë edhe disa komuna të cilat nuk e kanë regjistruar asnjë rast të vetëm pozitiv me këtë virus.Njëra nga këto komuna e cila nuk është prekur nga Covidi 19 është edhe ajo e Novobërdes.
Kjo komunë nuk e ka pasur as edhe një rast të dyshuar e as një rast pozitiv me infeksionin Covi 19.
Detaje për situatën nga atje në një lidhje direkte ka dhënë nënkryetari i Novobërdes, Bajrush Ymeri.
“Kaluan dy muaj dhe ne ende nuk kemi as edhe një rast pozitiv me Covid 19 në komunën tonë. Nuk kemi pasur asnjë të dyshuar madje as për infeksion në komunë tonë”, sqaron ai për Express.Komunat pa asnjë rast pozitiv me COVID-19 janë: Graçanica, Juniku, Shtërpca, Novobërda, Parteshi, Ranillugu.
Ndërsa, pa raste aktive kanë mbetur edhe disa komuna të tjera, si: Podujeva, Klina, Drenasi, Skenderaj, Vitia, Hani i Elezit, Gjakova.Kujtojmë që deri më sot, në Kosovë janë konfirmuar gjithsej 895 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 657 janë shëruar, kurse 28 të tjerë kanë vdekur, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të mbetët 210.