fbpx

Kjo është nusja e djalit të Valbona Selimllarit, fermerja me në ‘Ferma VIP’

nga Revista Kosovarja

Suprizat e fermerëve në Ferma Vip, janë të përditshme. Nuk ka munguar as ajo për Glorian, fermeren më të re në moshë të Fermës, që ka marrë një dron nga i dashuri i saj, Deni. “Të dua shumë! Më ka marrë shumë malli!”- shkruante Deni ndërsa edhe vetë Gloria, përgjatë momenteve të ndryshme të qendrimit në Fermë, nuk ka harruar që t’i shprehë dashurinë të dashurit të saj.

Mirëpo, nuk ka qenë vetëm çifti që është ekspozuar për t’i treguar ndjenjat njëri-tjetrit. Këtë herë është përfshirë edhe e ëma e Denit që, siç është zbuluar prej pak kohësh, është e bukura e ekranit, Valbona Selimllari!


Ajo nuk ka folur gjatë për të dashurën e të birit, ama ca fjalë i ka thënë : Lum ajo që do të vijë në derën time, sepse do të më ketë si shoqe!

Sipas gjasave, lidhja e të rinjve i ka kaluar fazat e para. Valbona dhe fëmijët e saj ndiqen me Glorian në rrjetet sociale dhe shkëmbejnë edhe komente e pëlqime me njëra-tjerën.

Kujtojmë se Deni është djali i madh i Valbonës, 20 vjeç.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]