Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kjo është situata e rrugëve të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës ka njoftuar për situatën e rrugëve të Kosovës pas reshjeve të borës dhe të ftohtit që po mbretëron në vend.

Mbi artikull

“Ju njoftojmë se sipas informacioneve nga terreni, të gjitha rrugët Nacionale, Rajonale dhe Auto-udhët, janë të mirëmbajtura dhe të kalueshme per qarkullim rrugor.

Në disa segmente, si rezultat i reshjeve të fundit të borës dhe sidomos i erërave, përkatësisht në rrugën Kerpimeh-Bajgorë, ka ardhur deri te pengesat e përkohshme në rrugë, por është intervenuar dhe rruga është hapur per qarkullimin e automjeteve.

Ekipet tona janë në kujdestari 24 orëshe dhe janë duke intervenuar me hedhje të kripës dhe aktivitetet tjera të nevojshme për mirëmbjetjen e rrugëve, aty ku ka më shumë reshje që të bëhen të kalueshme dhe të sigurta, megjithatë një kujdes i shtuar në vozitje dhe përshtatja me kushtet atmosferike është e domosdoshme” thuhet në njoftim.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]