fbpx

Kjo është fansja më e madhe e Milot Rashicës

nga Revista Kosovarja

Kur je futbollist i zoti dhe arrin sukses në kohë të shkurtër, sigurisht se mbledh rreth vetes edhe fansa e njerëz që të përkrahun.

Njësoj ka ndodhur edhe me futbollistin kosovar Milot Rashica, i cili me punën e tij të palodhshme arriti të krijojë famë të menjëhershme dhe të vlerësohet jo vetëm ndër shqiptarë, por edhe më larg, shkruan “Kosovarja”.

Në ndeshjen e fundit të Përfaqësueses së Kosovës kundër Maltës, Rashica shënoi dy gola dhe u duartrokit nga të gjithë, duke i sjellë shpresë futbollit kosovar.

Por a e dini se kush është fansja numër një e tij dhe ajo që iu gëzuar jashtëzakonisht këtij suksesi?

Sigurisht se bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, e cila përmes një video në Instastory tregoi se ishte duke e përcjellur ndeshjen dhe se u gëzua shumë në momentin, kur bashkëshorti i saj shënoi gol./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]