fbpx

Kjo foto e Cimes me bashkëshorten përmbanë një histori të veçantë

nga Revista Kosovarja

Covid 19 i mori jetën edhe komedianit kosovar Rasim Thaçit- Cimës.

Cima ndërroi jetë tri ditë më parë në moshën 71 vjeçare, shkruan “Kosovarja”.

Humbja e tij nuk nënkupton humbje e dhimbje veç për familjarët, por edhe për artin shqiptar në përgjithësi.

Cima ishte i dashur me të gjithë. Ai ishte një bashkëshort, baba, e gjysh i mrekullueshëm.

Jo rrallë herë na ka prezantuar edhe gruan e tij Shukrien të cilën e përmendte edhe në skeçet e tij.

E një nga kujtimet e bukura me të padyshim që është kjo foto të cilën e postoi para dy vitesh, me një histori mbresëlënëse të cilën e kishte treguar humoristi.

“Rreth 40 vite më parë në Stamboll ishte korrik dhe viti 1979 në muajin e mjaltit së bashku me Shukrien… me një fjalë atëherë Arrat u thejshin ndryshe”./Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]