fbpx

“Kjo grua e mallkuar”, deklarata e Princit William për Megan Markle

nga Revista Kosovarja

Marrëdhënia midis Princit William dhe Princit Harry thuhet se vazhdon të jetë e akullt dhe për këtë shkak është bërë Megan Markle. Pavarësisht thashethemeve se dy vëllezërit u pajtuan gjatë funeralit të gjyshit të tyre prillin e kaluar, duket se nuk është e vërtetë.

Megjithëse familja dhe miqtë shpresonin që funerali i Princit Philip, do t’i sillte të dy vëllezërit përsëri, William dukej se nuk ishte dakord, duke e quajtur Megan “këtë grua të mallkuar” në një bisedë që bëri me miqtë, sipas Daily Mail.

“Por shikoni mënyrën sesi kjo grua e mallkuar trajtoi stafin tim pa mëshirë,” u citua Princi William të thoshte nga një burim mbretëror për gazetën britanike.

Marrëdhënia mes dy vëllezërve nuk është më e mira që nga largimi i Markle dhe Princit Harry nga familja mbretërore vitin e kaluar. Çifti së pari u transferua në Kanada dhe më pas në Los Angeles.

Në fakt, gjërat thuhet se u përkeqësuan pas intervistës “bombë” që Harry dhe Megan dhanë për Winfrey Opera marsin e kaluar.

Ndërkohë të dy vëllezërit pritet të takohen përsëri të enjten në një ngjarje në kujtim të nënës së tyre, Princeshës Diana, e cila u vra në një aksident me makinë në 1997 në Paris.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]