Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Kjo grua ia paketon e kafshon sanduiçin e burrit para se t’ia paketojë për në punë

nga Revista Kosovarja

Çdo marrëdhënie është e ndryshme dhe secili çift ka mënyrën e tij unike për t’i shprehur dashurinë partnerit – mund të jetë mbushja e makinës me benzinë ​​kur vëren se po mbaron, ose sjellja në shtëpi e një dhurate për të treguar se po mendonit për të.

Mbi artikull

Për Tracy Howell dhe burrin e saj Clifford, tradita e tyre për të treguar dashurinë që prej se janë martuar, përfshin sanduiçe.

Në një postim në Facebook për të shënuar përvjetorin e tyre, Tracy, një sekretare e një shkolle në Texas, shpjegoi pse ajo shpesh e kafshon sanduiçin e burrit të saj para se t’ia paketojë për në punë.

“Clifford dhe unë kemi qenë të martuar gati 41 vjet dhe unë e kam bërë drekën e tij që nga dita e parë. Me raste unë shkoja te vendi i tij i punës për të drekuar. Njëherë ai tha se dreka është më e shijshme kur e ndani me dikë që doni. Pas kësaj, derisa po i përgatisja sanduiçin një natë, e kafshova para se ta paketoja. Kur ai u kthye në shtëpi, tha se dikush i kishte marrë një copë sanduiç. Unë i thash se kur nuk do të mund të bashkohesha me të në drekë, do të merrja nga një copë nga sanduiçi tij”, tregon Tracy.

Moneytizer Paragrafi 4

“Unë vazhdoj ta bëj shpesh këtë, dhe ai ende thotë “pashë që u bashkuat me mua në drekë dhe ishte mire”, tregon ajo.

Postimi i Tracy është bërë viral, duke grumbulluar mbi 89,000 shpërndarje dhe më shumë se 24,000 pëlqime.

Një numër i madh i njerëzve gjithashtu e komentuan atë. Një person tha: “Unë mund të shoh se si dashuria juaj ka qëndruar kaq e fortë gjatë gjithë 41 viteve. Një tjetër u përgjigj: “Histori e bukur e dashurisë së vërtetë”.

“Ju me siguri keni një grua të shkëlqyeshme atje Clifford. Një burrë me fat”, shkroi një tjetër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]