fbpx

Kjo lojë në ‘BBVK’ e detyroi Edonën të përmendë emrin e saj të vjetër

nga Revista Kosovarja

Pas tensioneve të djeshme mes Blerandos dhe Metit që përfunduan me përjashtimin nga shtëpia të këtij të fundit, sot një lojë e vendosur nga ‘Vëllai i Madh’ ka gjallëruar paksa banorët e tjerë.

Ata kanë improvizuar një seancë kursi të gjuhës shqipe. Banorët të cilët u përfshinë në këtë lojë janë Buci, Edona dhe Domeniku. Gjatë kohës kur Buci ishte në këtë rol, pyeste Edonën për emra që fillonin me shkronjën K.

Edona fillon të përgjigjet duke përmendur këta emra: Karkaleci, kukulla, kindergarten, e më pas ajo përmend emrin e saj të dikurshëm, Kujtim.

“Kujtimi” përgjigjet Edona me vetëbesim, e buzëqeshur dhe duke bërë me sy.

Ndërsa Buci i përgjigjet: “Kush, Kujtimi a? O Zot, çfarë emri i mirë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]