72
Kjo recetë është një tortë me krem të frutave e cila është shumë e lehtë për tu përgatitur por edhe shumë e lehtë për tu konsumuar.
Përbërësit e nevojshëm:
500 gr krem të ëmbël
300 ml ujë mineral
400 gram biskota të bluara
400 gram mjedra
Mënyra e përgatitjes:
Përzieni kremin e ëmbël me ujin mineral. Në gjysmën e kësaj mase shtoni biskotat e bluara, ndërsa në tjetrën shtoni mjedrat.
Në një tepsi me kallëp vendoseni pjesën e biskotave, ndërsa sipër kësaj e shtoni masën me krem të ëmbël dhe mjedra.