fbpx

Kjo video është arsyeja që vajza e Jakup Krasniqit i reagoi Vedatit të Stupcave

nga Revista Kosovarja

Një video e publikuar në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës nga komediani kosovar, Vedat Bajrami ngjalli reagime të shumta në publik.

Përmes kësaj video humoristi Bajrami, ka thumbuar politikanët kosovarë që në urimet e tyre për nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk i kanë përmendur ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë.

Bajrami në rolin e ish-kryetarit të kuvendit Jakup Krasniqi i cili nodhet në Hagë, ka ironizuar me politikanët duke thënë se politikanët po gëzohen për ndodhjen e tyre në Hagë duke mos pasur edhe guxim për t’i përmendur në 14-vjetorin e Pavarësisë.

“Kontributi ynë ka qenë i etur për Kosovë, e me të thanë sot që nuk të përmend kush për Pavarësi të Kosovës, as mua as shokët, kjo është marre. Marre iu qoftë politikanëve, që askush nuk të përmend që je gjallë”, u shpreh ai në videon e publikuar në llogarinë e tij në Facebook.

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër Gresa Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.

Krasniqi tha se kjo video mund të jetë gjithçka tjetër përveç art e humor.

Ajo shtoi se ka një milion forma për të treguar mirënjohjen dhe mbështetjen ndaj seciles figurë çlirimtare dhe se ajo video me ato pamje do të duhej të ishin të fundit.

“Ato imazhe janë turpi më i madh që një qytetar i Kosovës mund të bëjë për një njeri që sakrifikoi vitet më të mira të jetës, prandaj për ne është e papranueshme që sot pseudokomedian të tillë nga rehatia e shtëpisë së tyre të thellojnë plagët tona”, ka shkruar ajo.

Krasniqi tha se Bajrami nuk kishte guxim t’i imitonte edhe të tjerët që gjenden me Krasniqin në Hagë.

“Mendoj që arsyeja e vetme pse babi është protagonist i vetëm në atë video është mungesa e guximit për të përfshirë edhe çlirimtarët tjerë, e kjo të bënë shumëfish më të ligë”, shkroi Krasniqi.

Edhe profesori universitar, Blerim Latifi, ka reaguar ndaj këtij skeçi të aktorit Vedat Bajrami duke thënë se parodia me gjendjen e Krasniqit është paftyrësi. Ai po ashtu ka shtuar se Krasniqi është i shtyrë në moshë dhe mund të mos e shoh ardheun e tij.

“Jakup Krasniqi sot është 71 vjeçar. Ka probleme të mëdha shëndetësore. Nëse zgjatë procesi kundër tij dhe të tjerëve në Hagë, ka fort rrezik që ai të mos e shoh më për së gjalli atdheun e tij, për të cilin ka punuar e luftuar si pak të tjerë. Prandaj, të bësh sot parodi me gjendjen e tij, është thjesht pafytyrësi e poshtërsi e llojit të vet”, ka shkruar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]