fbpx

Klara dhe Albi Ballata shkëlqejnë në Festivalin e vallëzimit “Bailamos”

nga Revista Kosovarja

Klara dhe Albi Ballata janë valltarë të vallëzimit latin, të cilët shkëlqejnë në çdo skenë.

Vëlla e motër me origjinë nga Kosova, por që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, kanë filluar të vallëzojnë që në vegjëli.

Pas shumë eksperiencave dhe paraqitjeve mbresëlënëse, ata sot shkëlqejnë në skena të mëdha si partner krahë njëri tjetrit, duke rrëmbyer duartrokitje të forta, çmime dhe admirimin e publikut.

Së fundi, vëlla e motër janë shfaqur në spektaklin e vallëzimit “Bailamos” në Shqipëri, ku edhe një herë kanë mahnitur me përformancën e tyre sensuale latine.

Në “Bailamos”, Klara dhe Albi Ballata kanë prezantuar denjësisht Kosovën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]