fbpx

Klejdi uron me fjalë zemre bashkëshorten e tij për ditëlindje

nga Revista Kosovarja

Moderatorja Evi Reçi feston sot ditëlindjen krah partnerit të saj Klejdi Hysa dhe djalit të tyre Aster.

Për këtë nuk mund të mungonte edhe një urim shumë i bukur nga Klejdi i cili me fjalë ka arritur të emocionojë të gjithë ndjekësit.

“Në këtë ditë të veçantë, festojmë ditëlindjen e një gruaje që ndryshoi jetën time. Ti je melodia më e bukur në zemrën time, drita në ditët e mia dhe forca në çdo hap që hedh. Por mbi të gjitha ti je nëna më e mrekullueshme për djalin tonë- dhuratën më të çmuar që na ka falur. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Uroj që kjo të të kthejë mbrapsh të gjithë dashurinë, lumturinë dhe ngrohtësinë që ti na dhuron çdo ditë. Je e pazëvendësueshme për mua, për djalin tonë, për familjen tonë. Sot dhe përjetë”, ka shkruar Klejdi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]