fbpx

Klitschko: Ne po e mbrojmë qytetin tonë, rusët po mundohen të na shkatërrojnë

nga Revista Kosovarja

Vitali Klitschko vazhdon të bëjë postime në rrjetet sociale teksa gjendet në kryeqytetin ukrainas, Kiev, në të cilin po zhvillohen luftime të ashpra ndërmjet ukrainasve dhe rusëve.

Kryebashkiaku i Kievit, ish-kampion botëror thotë se ukrainasit po e mbrojnë vendin e tyre me krenari dhe me plot sakrifica ndaj agresionit rus.

“Ne po e mbrojmë qytetin tonë. Ata po mundohen ta shkatërrojnë Kievin dhe vendin tonë. Ne duhet të durojmë. Lavdi Ukrainës”, ka shkruar Klitschko në “Twitter”.

Ai, së bashku me vëllain e tij, Wladimir, i janë bashkuar ushtrisë ukrainase në mbrojtje të atdheut.

Luftimet në Kiev kanë filluar qysh dje pasi ushtrua ruse e rrethoi kryeqytetin ukrainas.Popullata është furnizuar me armatim për t’ju kundërvënë agresorit rus.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]